🙏 Vargje për Besimin
Vargje biblike për besimin — forconi besimin tuaj me fjalën e Perëndisë.
“Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;”— Hebrenjve 11:1
“Edhe pa besim është e pamundur t'i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblyesi i atyre që e kërkojnë atë.”— Hebrenjve 11:6
“Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.”— Romakëve 10:17
“Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,”— Efesianëve 2:8
“Dhe Jezusi u tha atyre: ''Prej mosbesimit tuaj; sepse në të vërtetë, unë po ju them, se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t'i thoni këtij mali: "Zhvendosu nga këtu atje", dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju.”— Mateu 17:20
“Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni''.”— Mateu 21:22
“Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni.”— Marku 11:24
“Jezusi i tha: ''Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!''.”— Gjoni 20:29
“(sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet shikimit.)”— 2 Korintasve 5:7
“Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.”— Galatasve 2:20
“Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.”— Jakobit 1:6
“Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur në vetvete.”— Jakobit 2:17
“të cilin, megjithëse ju nuk e keni parë, e doni, duke besuar në të, megjithëse tani nuk e shihni, dhe ngazëlleheni me hare hare të patregueshme dhe të lavdishme,”— 1 Pjetrit 1:8
“Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;”— Fjalët e Urta 3:5
“por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”— Isaia 40:31
“Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.”— Psalmet 46:10
“Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: ''I drejti do të jetojë me anë të besimit''.”— Romakëve 1:17