❤️ Vargje për Dashurinë

Vargje biblike për dashurinë — mësoni çfarë thotë Bibla për dashurinë ndaj Perëndisë, familjes, dhe të tjerëve.

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
Gjoni 3:16
Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,
1 Korintasve 13:4
i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.
1 Korintasve 13:7
Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.
1 Korintasve 13:13
Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,
Romakëve 8:38
Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.
Romakëve 5:8
Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.
1 Gjonit 4:8
Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.
1 Gjonit 4:19
Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.
Gjoni 15:13
Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.
Gjoni 13:34
edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.
Efesianëve 5:2
Dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njëri-tjetrin, sepse ''dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh''.
1 Pjetrit 4:8
Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.
Fjalët e Urta 10:12
Më vër si një vulë mbi zemrën tënde, si një vulë mbi krahun tënd; sepse dashuria është e fortë si vdekja, xhelozia është e ashpër si Sheoli. Flakët e saj janë flakë zjarri, një flakë që përvëlon.
Kantiku i Kantikëve 8:6
Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".
Mateu 22:37
Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".
Mateu 22:39
Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.
Galatasve 5:22
Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë.
Kolosianëve 3:14
← Të gjitha temat