👨‍👩‍👧‍👦 Vargje për Familjen

Vargje biblike për familjen — udhëzime për martesën, prindërit, dhe fëmijët.

Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
Fjalët e Urta 22:6
Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,
Efesianëve 5:25
Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.
Efesianëve 6:1
Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijët tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.
Efesianëve 6:4
Ju gratë, jini të nënshtruara burrave tuaj, ashtu si ka hije në Zotin.
Kolosianëve 3:18
Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin.
Kolosianëve 3:20
Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.
Kolosianëve 3:21
Ju burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi, duke e çmuar gruan si një enë më delikate dhe e nderoni sepse janë bashkëtrashëgimtare me ju të hirit të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.
1 Pjetrit 3:7
Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.
Zanafilla 2:24
Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.
Psalmet 127:3
Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.
Psalmet 128:1
Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.
Fjalët e Urta 31:10
Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.
Fjalët e Urta 17:6
Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde;
Ligji i Përtërirë 6:6
Dhe në rast se ju duket një gjë e keqe t’i shërbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni, o perënditë të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit, o perënditë e amorenjve, në vendin e të cilëve ju banoni sot; sa për mua dhe për shtëpinë time do t’i shërbejmë Zotit".
Jozueu 24:15
← Të gjitha temat