🛡️ Vargje kundër Frikës
Vargje biblike për të mposhtur frikën — Perëndia është me ne.
“Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.”— Isaia 41:10
“Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.”— 2 Timoteut 1:7
“Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.”— Psalmet 23:4
“Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?”— Psalmet 27:1
“Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.”— Psalmet 56:3
“Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.”— Psalmet 91:1
“Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?”— Psalmet 118:6
“Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.”— Gjoni 14:27
“Sepse ju nuk keni marrë një frymë robërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: ''Aba, o Atë!''.”— Romakëve 8:15
“Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri.”— 1 Gjonit 4:18
“A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh".”— Jozueu 1:9
“Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s'ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro".”— Ligji i Përtërirë 31:8
“Por tani kështu thotë Zoti, që të ka krijuar, o Jakob, që të ka formuar, o Izrael: "Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.”— Isaia 43:1
“Mos kini frikë, pra; ju vleni më tepër se shumë harabela.”— Mateu 10:31
“Kështu mund të themi, me plot besim: ''Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç'do të më bëjë njeriu?''.”— Hebrenjve 13:6
“Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.”— Fjalët e Urta 29:25