🌅 Vargje për Shpresën

Vargje biblike për shpresën — gjeni ngushëllim dhe shpresë në fjalën e Perëndisë.

Dhe Perëndia i shpresës le t'ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!
Romakëve 15:13
Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.
Romakëve 8:28
Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju", thotë Zoti, "mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t'ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.
Jeremia 29:11
Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon përbrenda meje? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma; ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.
Psalmet 42:11
Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.
Psalmet 62:5
Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.
Psalmet 130:5
por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.
Isaia 40:31
Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.
Isaia 41:10
Është hiri i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.
Vajtimet 3:22
Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish,
1 Pjetrit 1:3
Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi.
Hebrenjve 10:23
Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur, dhe që hyn deri në brendësinë e velit,
Hebrenjve 6:19
Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen,
Romakëve 5:3
duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.
Filipianëve 1:6
të cilëve Perëndia deshi t’ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie,
Kolosianëve 1:27
Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.
Psalmet 71:14
← Të gjitha temat