1Këta janë mbretërit e vendit të mundur nga bijtë e Izraelit, që pushtuan territorin e tyre matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe tërë Arabahun lindor;2Sihoni, mbret i amorenjve, që banonte në Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, që gjendet mbi brigjet e lumit të Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri në lumin Jakob, që është kufi me bijtë e Anonit;3dhe në pjesën lindore të Arabahut nga deti i Kinerethit deri në detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri në Beth-Jeshimoth, dhe në jug deri në shpatet e Pisgahut.4Pastaj territori i Ogut, mbretit të Bashanit, një nga gjigantët që kishin shpëtuar dhe që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej,5dhe që sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tërë Bashanin deri në kufirin e geshuritëve dhe maakathitëve, dhe mbi gjysmën e Galaadit deri në kufirin e Sihonit, mbretit të Heshbonit.6Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe bijtë e Izraelit i mundën; pastaj Moisiu, shërbëtori i Zotit ua dha në zotërim vendin e tyre rubenitëve, gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.7Këta janë përkundrazi mbretërit e vendit që Jozueu dhe bijtë e Izraelit i mundën këtej Jordanit, në perëndim, nga Baal-Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak që ngrihet mbi Seir, vend që Jozueu8në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i hitenjve, i amorenjve, i kanaanenjve, i perezenjve, i hivenjve dhe i jebusenjve;9mbreti i Jerikos, një; mbret i Ait, afër Bethelit, një;10mbreti i Jeruzalemit, një; mbreti i Hebronit, një;11mbreti i Jarmuthit, një; mbreti i Lakishit, një;12mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gezerit, një;13mbreti i Debirit, një; mbreti i Gederit, një;14mbreti i Hormahut, një; mbreti i Aradit, një;15mbreti i Libnahut, një; mbreti i Adulamit, një;16mbreti i Makedahut, një; mbreti i Bethelit, një;17mbreti i Tapuahut, një; mbreti i Heferit, një;18mbreti i Afekut, një; mbreti i Sharonit, një;19mbreti i Madonit, një; mbreti i Hatsorit, një;20mbreti i Shirom-Meronit, një; mbreti i Akshafit, një;21mbreti i Taanakut, një; mbreti i Megidos, një;22mbreti i Kedeshit, një; mbreti i Jokneamit, në Karmel, një;23mbreti i Dorit, mbi lartësinë e Dorit, një; mbreti i popujve të Gilgalit, një;24mbreti i Tirtsahut, një. Gjithsej tridhjetë e një mbretër.