1Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.2Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.3Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.4Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.5Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.6Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.7Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.8Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.9Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.10Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.11Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.12Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.13Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.14Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.15Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.16Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.17Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.18Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.19Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.20Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.21Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.22Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.23Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.24Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.25Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.26Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.27Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.28Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir;29dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".30Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë.31Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.32Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.