☮️ Vargje për Paqen

Vargje biblike për paqen — gjeni paqe në zemër përmes Perëndisë.

Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.
Gjoni 14:27
Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!''.
Gjoni 16:33
Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.
Filipianëve 4:7
Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.
Filipianëve 4:6
Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.
Isaia 26:3
Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,
Romakëve 5:1
Dhe Perëndia i shpresës le t'ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!
Romakëve 15:13
Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!
Kolosianëve 3:15
Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.
Psalmet 4:8
Zoti do t'i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.
Psalmet 29:11
Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja.
Psalmet 37:37
Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
Mateu 5:9
Dhe vetë Zoti i paqes ju dhëntë vazhdimisht paqe në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.
2 Selanikasve 3:16
Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!".
Numrat 6:26
Sepse ju do të niseni me gëzim dhe do t'ju kthejnë në paqe. Malet dhe kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi përpara jush dhe tërë drurët e fushave do të duartrokasin.
Isaia 55:12
← Të gjitha temat