1Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:2"Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë?3Llafet e tua a do t'ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp?4Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje".5Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje,6për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.7A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?8Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish?9Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti.10Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t'ia pengojë këtë veprim?11Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e këqyr.12Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri.13Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,14në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua,15atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë,16sepse do të harrosh hallet e tua, do t'i kujtosh si uji që ka rrjedhur;17jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.18Do të jesh i sigurt sepse ka shpresë; do të shikosh rreth e qark dhe do të pushosh në siguri.19Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd.20Por sytë e të pabesëve do të treten; çdo shpëtim do t'u pritet, dhe shpresa e tyre do të jetë grahma e fundit".